E zuri korrenti teksa punonte tokën, vdes në vend 31-vjeçari në Divjakë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë. Ngjarja ndodhi në fshatin Biçukas.
Mësohet se viktima, shtetasi Armand Nasufi., ishte duke punuar në tokën e tij kur ka rënë në kontakt me energjinë.
“Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *