E dashura e McGonigal flet për median shqiptare: “Ja ku komunikonte me Ramën, pëlqente luksin”

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ka treguar me detaje se si arriti të kuptonte aferat në të cilat ishte përfshirë ish-agjenti i FBI-së.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Guerriero tha se McGonigal kishte foto me Ramën dhe se komunikonte me atë përmes aplikacionit “Viasat”.

“Nga fundi i marrëdhënies sonë e ndjeva se diçka nuk po shkonte por nuk e dija çfarë. Kurrë nuk imagjinoja që do të tradhtonte SHBA-në. Për ketë jam e zemëruar që nuk më ka tradhtuar vetëm mua, familjen time dhe të tijën, por edhe SHBA-në vendin tonë. Armiqtë e Amerikës janë edhe armiqtë e mi, besoj se ai duhet të jetë në burg për gjithë jetën e tij për atë që ka bërë. Jam e sigurtë që mund të ketë shumë më shumë se ato akuza që Charlie mund të ketë bërë si në Shqipëri, me rusët, por edhe në vende të tjera të Ballkanit. Por edhe këtu në SHBA që ka kompromentuar sigurinë kombëtare por edhe të vendeve të tjera të NATO-s.

Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë. Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte”, tha ajo.

Në një pjesë të intervistës ajo tha se Charles McGonigal ishte një person shumë materialist, i cili pëlqente verërat e shtrenjta, lokalet e shtrenjta dhe jetën luksoze të New Yorkut.

“Ishte më shumë më materialist se sa unë. Ai pëlqente restorantet e shtrenjta ndërsa unë preferoja të shkoja në një fast-food të zakonshëm. McGonigal pëlqente verërat e shtrenjta, rrobat e shtrenjta dhe më dukej sikur i pëlqente jeta e New York. I pëlqente të ishte afër pushtetit dhe parasë më shumë se sa mund të ishte edhe shija ime. Përpiqej të linte përshtypje tek njerëzit nga ana materiale”, tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *