Efi bën reagimin e parë dhe falenderon publikun: “Luanët vijnë para hienave!”

Mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother doli Efi, një nga vajzat më të shkathëta e më mendjemprehta aty brenda, e cila e kishte si pakkush të qartë se si ishin në të vërtetë karakteret aty brenda. Një eleminim i padrejtë ky për shkak se ishte DeaMishel ajo që i nxori Luizin, Kiarën dhe Efin në nominim. Ky vendim është kuptuar edhe si një lojë e produksionit, që po i bën Luizit një presion të madh për ta sfiduar e për ta bërë të dalë nga vetja.

Para pak minutash ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri Efi Dhedhes ka postuar disa foto dhe ka shkruar se:

Me kokën lart dhe buzëqeshjen në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar.
Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në “Big Brother” për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shikonit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë cdo gjëje, vendos të qëndrojë e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj.
Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *