Është zbardhur dosja e ngjarjes makabër në Shkodër, ku nëna mbështolli foshnjën e saj të porsalindur me plastmas dhe e hodhi në lumin Kir.
Krimi horror ndodhi në ditët e para të muajit janar dhe foshnja u gjet e pajetë në lume nga forcat e policisë pasi murgeshat ngritën alarmin.
Nëna solli në jetën fëmijën në datën 30 dhjetor 2022 dhe i kishte thënë stafit mjekësor se nuk dëshironte ta mbante foshnjen, por t’ia dorëzonte murgeshave.
Pasi është larguar nga spitali më 4 janar, nëna nuk ka dorëzuar fëmijën në befotrof dhe murgeshat kanë kontaktuar me maternitetin e spitalit. Pasi mësuan se ajo ishte larguar me foshnjën, u interesuan të zbulonin vendndodhjen e saj, pasi nëna kishte dhënë adresë të rremë në spital dhe arritën ta gjenin pas dy ditësh.
“…Jemi njoftuar fillimisht nga ana e repartit obsetri gjinekologji se një nënë që kishte lindur fëmijën e saj në 30 dhjetor 2022, ishte shprehur se nuk dëshironte të mbante fëmijën dhe dëshironte që ta dorëzonte në befotrof. Në këto kushte ne ishin pregatitur, që kur nëna dhe bebi të ishin gati, të akomodonin beben….
Në 4 janar 2023, jemi vënë në dijeni të faktit, që nëna që kishte lindur femijën, ishte larguar nga materniteti së bashku me fëmijën e saj. Ne kemi kërkuar të vihemi në kontakt me nënën, me të cilën kemi mundur të kontaktojmë pas dy ditësh, në 6 janar 2023. Kjo pasi nëna kishte dhënë adresë të rreme në spitalin Rjonal Shkodër”, kanë dëshmuar për policinë murgeshat, sipas dosjes hetimore të sigruar nga Ora Neës.
Kur e kontaktuan fillimisht Orjana Gremi u ka thënë se s’ka lindur asnjë fëmijë dhe se nuk kërkonte ndihmë prej tyre.
Të shqetësuara për fatin e fëmijës, murgeshat kanë kërkuar ndihmën e ndihmën e psikologes së spitalit Shkodër dhe kjo e fundit pasi ka folur me nënën, ajo i ka pranuar se kishte sjellë në jetë foshnjen.
Më pas u ka treguar murgeshave se ku ndodhej fëmija, duke i thënë se e kishte hedhur në lumin Kir.
Pas rrëfimit tronditës, ato janë vënë në kërkim të foshnjes dhe në ndihmë i janë vënë edhe banorët e fshatit Myselim.
Për shkak të errësirës dhe mosbesuese ndaj dëshmisë së nënës, murgeshat kanë njoftuar policinë që kanë marrë në pyetje nënën.
Gruaja ka pranuar para hetuesve se kishte lindur një fëmijë të seksit mashkull dhe se kishte tërhequr çekun për shpërblimin financuar, por ende nuk kishte marrë pagesën.
“…pasi kam dalë nga spitali me foshnjën në duar, kam marrë një taksi dhe jam nisur në drejtim të fshatit Bardhaj. Më pas kam vazhduar rrugën drejt fshatit Myselim në këmbë, me bebin në dorë dhe dy qese plasmasi me vete. Kam ecur për rreth 1.5 km rrugës të asfaltit. Në këtë vend në një rrugicë që shkon drejt bregut të lumit KIR, jam futur dhe jam afruar tek Lumi KIR. Kam futur në një qese fëmijën që e kisha quajtur Egzon, të cilin e kam mbështjellë me një batanije bojëqielli, dhe e futa në Lumin Kir, duke e lënë aty…”- është dëshmia e Orjana Gremit, sipas dosjes hetimore.
Nisur nga kjo dëshmi blutë e Shkodrës, kanë nisur hetimet jo në drejtimin ku kishte treguar një natë më parë, por në drejtim të kundërt, në një distancë rreth 6 m larg bregut u konstatuan, dy qese plastmasi, njëra me ngjyrë bojë qielli dhe tjetra ngjyrë të bardhë, të cilat ishin gjysmë të zhytura dhe ndodheshin pranë njëra-tjetrës.
Pasi qeset u nxorën në bregun e lumit Kir, policia hapi qesen ngjyrë bojë qielli, që ishte lidhur me një tel plastik. Brenda saj ndodhej një batanije ngjyrë qielli, me të cilën ishte mbledhur trupi i pajetë i foshnjës.