E kanë dëmtuar helikat e varkave, gjendet i ngordhur delfini në Vlorë

Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur ditën e sotme në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjerët.

Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjeç i seksit mashkull dyshohet se ka ngordhur pasi është goditur nga helikat e mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit.

Edhe nga fotot e kapura shihen qartë në trupin e delfinit shenjat e goditjes nga helikat.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *