E kanë vrarë? Nëna e dëshpëruar kërkon të birin 29 vjeçar që emigroi për në Spanjë

– Artjol Ramaj, 29-vjeçari shqiptar rezulton i zhdukur nga që data 2 mars. Valentina Ramaj, nëna e të riut ka denoncuar për mediat se djali i saj është zhdukur që pasi shkoi në Spanjë. Për mediat, ajo deklaron se denoncimet i ka bërë edhe në policinë spanjolle si edhe shqiptare teksa këta të fundit kanë nisur kërkimet por deri më tani nuk kanë nxjerr asgjë në dritë.

Ajo tregon se djali i saj shkoi fillimisht të Gironas në Spanjë, aty ku shkoi edhe i shoqi për të zbuluar diçka më shumë por nuk ia ka dalë.

E ëma tregon edhe telefonatën e fundit me djalin ku tregon se ai i ka telefonuar i shqetësuar teksa telefonatën e fundit e ka në mes dhe më pas kanë humbur çdo kontakt. Valentina ka një apel drejtuar shtetit të bëjnë të pamundurën për të gjetur djalin e saj.

Sipas policisë dyshohet se Artjol Ramaj ka qenë punonjës në shtëpi bari teksa mund të jetë zhdukur për shkak të tregut të drogës në Girona. Dyshimet e policisë krahas rrëmbimit ekzistojnë edhe në vrasjen e 29-vjeçarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *