Ngjarje e rëndë në Greqi, 13 vjeçarja lind fëmijën e përdhunuesit, mësuesit e kuptuan kur…

Rasti horror me një vajzë 13-vjeçare në Lakoni, e cila u keqtrajtua dhe solli në jetë fëmijën e përdhunuesit të saj, nisi të zbardhet kur e mitura ngriti dyshime në mjedisin e shkollës.

Mësuesit kuptuan se diçka nuk shkonte me 13-vjeçaren dhe në konsultim me drejtorin e shkollës, vajza 13-vjeçare iu nënshtrua analizave të gjakut si pjesë e një kontrolli të supozuar mjekësor parandalues ??për të gjithë fëmijët në shkollë. Aty ajo u zbulua se ishte shtatzënë.

Sipas “Lakoniko Tipo” mjeku në fjalë ka hartuar dhe dërguar një raport të shoqëruar me rezultatet e analizave në Prokurorinë e Gytheios duke informuar për gjendjen e 13-vjeçares.

Mobilizimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm, ku 13-vjeçarja është larguar nga ambienti familjar dhe është transferuar në një maternitet në Athinë pasi gjendja e saj për shkak të moshës ishte kritike.

E mitura i përket një familjeje greke, me gjashtë fëmijë, ku sipas dëshmive kanë jetuar të lënë pas dore, ndërsa banorët e zonës e kanë ndihmuar familjen me gjërat e nevojshme dhe veshmbathje. Babai i familjes ndodhet në burg për një çështje droge.

Pas lindjes së vajzës 13-vjeçare, nga organet kompetente ka nisur procesi i birësimit të foshnjës, ndërkohë që pritet konkluzioni zyrtar për atësinë e foshnjës. Vajza 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një i afërm i saj, duke mbetur shtatzënë. Në fakt, vajza dyshohet se është abuzuar edhe pas lindjes nga një tjetër i afërm që e ka pritur në Athinë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *