E kishte fshehur drogën në të mbathura, ky është polici i arrestuar në Korçë

Nevis Ibrahimi polici i cili kryente shërbim në rregjimin e brendhsëm të Burgut të Drenovës është ndaluar sot nga policia.• Ai ka tentuar të fuste drogë në burg, duke shfrytëzuar fluksin e vizitave të së dielës dhe policët kontrollojnë familjarët që kalojnë për të takuar të burgosurit. • Ibrahimi ka shfaqur veprim të dyshimta, duke tërhequr vëmendjen e kolgëve të tij. • Këta të fundit e kanë futur për kontroll në një dhomë të veçantë, ku në trup i është gjetur i fshehur një sasi kanabis sativë e mbështjellë më nje copë të bardhë, përkatësisht në të mbathura. • Sjelljet e dyshimta të tij, kanë bërë që të jetë në kontroll të vazhdueshëm nga shërbimet e policisë. • Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në survejim. • Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *