Produksioni i BB nuk ndal “sulmet” ndaj Luizit, i publikojnë historinë personale duke investiguar jetën e tij

Produksioni i “Big Brother” duket se nuk i ka ndalur “sulmet” ndaj një prej personazheve më të pëlqyer të spektaklit Luiz Ejlli. Ditën e sotme në Fun Club, është publikuar video e intervistës së një noteri, i cili thotë se Luizit i është hequr leja e noterit pasi ka mashtruar edhe më parë duke u shtirur si i sëmurë.

Sipas noterit, Ejlli ka bërë kërkesë për të përfituar 2 milion lekë të vjetra, për arsye shëndetësore (edhe pse ai nuk ka specifikuar asnjë sëmundje). Në kërkesën e këngëtarit shkruhej se rroga e tij ishte shumë e ulët.
Ajo që bën habi dhe i ka kthyer të gjithë ndjekësit kundër produksionit dhe televizionit, është se si lejohet fakti që të hetohet e shkuara e një prej personazheve të formatit dhe pse kjo nuk bëhet në mënyrë të njëjtë për të gjithë të tjerët, pasi me siguri të gjithë do ta kishin një histori që nuk duan të publikohet.

Shkelja e privatësisë së Luizit, të cilit produksioni deri tani i ka nxjerrë edhe përgjigjet e analizave, edhe historitë e shkuara, po kritikohen shumë nga publiku, i cili ka reaguar duke kërkuar raportimin e faqeve në Instagram të Top Channel, Arbana Osmanit dhe Big Brother Vip.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *