E padëgjuar më parë, miliarderi i Porsche kërkon divorc nga gruaja për shkak të smundjes së saj

Miliarderi dhe anëtar i familjes Porsche, Wolfgang Porsche po divorcohet nga partnerja e tij prej 16 vitesh, e cila vuan nga demenca.

Mediat e huaja shkruajnë se burime pranë çiftit thanë se 79-vjeçari Porsche e ka të vështirë të jetojë me gruan e tij 74-vjeçare për shkak të ndryshimeve në sjelljen e saj që kur ajo u diagnostikua me demencë (Demenca është një çrregullim që manifestohet si një grup simptomash të lidhura, të cilat zakonisht shfaqen kur truri dëmtohet nga lëndimi ose sëmundje. Simptomat përfshijnë dëmtime progresive në kujtesë, të menduar dhe sjellje, gjë që ndikon negativisht në aftësinë e një personi për të funksionuar dhe për të kryer aktivitetet e përditshme.)

Bashkëshortja e Porsche, Klaudia ka katër persona që kujdesen për të gjatë gjithë kohës pasi ajo vuan nga sëmundja për dy vitet e fundit.

Sipas raportimeve, Klaudia nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për veten prej muajsh dhe gjendja e saj mendore ka pësuar një rënie të shpejtë. Wolfgang dhe Klaudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe u martuan në vitin 2019.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *