E pazakontë për një reality show, Luizi propozon për martesë Kiarën

Historia e Luizit dhe Kiarës ka qenë e mbushur me ulje-ngritje, por edhe emocione të sotme. Ashtu siç e ka kërkuar edhe vetë këngëtari, ai ka kërkuar ndihmën e “Vëllait të Madh” për të mos “e nxjerrë bllof” në planin e tij për ta mërzitur Kiarën gjatë javës dhe për ta surprizuar me një propozim gjatë mbrëmjes së sotme.

Kiara nuk e priste fare suprizën, sidomos momentin kur Luizi u ul në gjunjë dhe i propozoi asaj, duke dhuruar momente dhe emocione fantastike për partneren e tij dhe për publikun. Kiara nisi të qante dhe mjaft e prekur, tha “Po”!

Kiara, këtë javë ka qenë shumë e rënduar emocionalisht dhe në një moment, para se të ndodhte propozimi, kërkoi të linte shtëpinë e “BBVA”, por shpejt, ndryshoi gjithçka dhe ajo u lumturua nga surpriza e Luizit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *