Elbasan/ Bie nga varka në këndin e lojêrave, plagoset punëtori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një person është lënduar pasi ka rënë nga varka e lojrave.

Bëhet me dije se i lënduar ka mbetur 44-vjeçari Lulzim Xibraku, i cili ka rënë nga varka e lojrave në qendër të Elbasanit. Ai ishte i punësuar pranë këtij këndi.

44-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *