E pyetën në lidhje me librin e Ermal Mamaqit, ja përgjigjja e zgjuar e Flutura Açkës

Libri i Ermal Mamaqit “Në garë me veten”, ka ngjallur reagime të shumta nga ata që nuk e mbështesin këtë vepër të aktorit. Edhe pse ai ka treguar që në libër ka shkruar për gjithçka e ka ndihmuar që të rritet, shumë njerëz mendojnë se duhet t’jua “lërë këtë punë të tjerëve. Lidhur me publikiin e librit është pyetur edhe shkrimtarja Flutura Açka, një ndër emrat më të vlerësuar të penës në vend.

Açka bëri edhe një rrëfim prekës për humbjen e djalit të saj pak vite më parë dhe librin që i ka dedikuar atij. “Se di e vetmja është thyerja që ka ndodhur në jetën time dhe më është dashur të ndalem të mendoj nëse duhet ta ndaj me lexuesin atë që që është brenda dhe nëse duhet ta them atë që ka ndodhur në prapaskenë a jam vërtetë ajo gruaja e fortë që sheh lexuesi e publiku, apo jam një njeri i dobët i kësaj bote. Libri “Biri” që kam botuar në vitin 2020 tregon se sado e fortë të jem në fund të fundit në substancë jam nënë”, u shpreh shkrimtarja e prekur në programin “Goca & Gra”.

Demokratja komentoi edhe debatet e shumta pas publikimit të librit të Ermal Mamaqit ku theksoi se nuk mund të gjykohet akoma pa u publikuar.

“Kritika gjithmonë ndikon pasi të publikohet libri, pasi të lexohet jo në rastin e Ermalit që akoma nuk është botuar. Nuk mund të gjykohet libri para se të publikohet, por kritika e orienton lexuesin. Ky është një debat I hapur por nuk mund të gjykoj sepse nuk e kam lexuar librin. Por kam përshtypjen shyqyr që botohen librat. Libri për fat të mirë nuk është as frut as perime dhe nuk prishet mund të rrijë në vitrinë. Një libër nuk mund ta shkruajë vetëm një shkrimtar i mirëfilltë, shkruaj një libër sepse ti sjell në botë që ne nuk e njohim, na sjell prapaskenat e gjërat që nuk I dimë. Secili të shkruajë si të dëshirojë dhe tregu do e vendosë e merr apo nuk e merr”, deklaroi ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *