E rëndë në burgun e Peqinit, tre të dënuar përjetë qëllojnë me armë policët dhe marrin peng kuzhinierët

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi kanë organizuar një kryengritje të armatosur brenda burgut të Peqinit.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dyshohet nën kërcënimin e armës është futur në kuzhinë dhe po mban peng punonjësit.

Mësohet se të dënuarit e tjerë në Peqin janë në një kryengritje. Mbetet e paqartë sesi është futur arma në burg.

Por, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se bëhet fjalë për një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Ndërsa sqaroi se s’ka asnjë gardian, staf policor të plagosur por dy prej të dënuarve janë në gjendje të rëndë.

“Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve! Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre te plagosur dhe situata po menaxhohet!

 njoftoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *