Zbardhet ngjarja në burgun e Peqinit, i burgosuri përjetë qëlloi drejt dy të tjerëve dhe vrau njërin prej tyre

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Leshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit. Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur Ilir Xhakja  dhe i burgosuri tjetër,  Arben Lleshi ka humbur jetën.

 Paraprakisht, është bërë me dije se i dënuari përjetë Sokol Mjacaj i ka marrë armën e shërbimit një efektivi dhe e ka plagosur. Sherri ka shpërthyer në ambientin e ajrosjes mes tre personave të dënuar përjetë.

Arben Lleshi, ishte i transferuar nga burgjet e Londrës me një dënim 32 vite mbi supe. Lleshi ka vrarë me armë një shqiptar në Angli dhe në vitin 2016 i është dorëzuar Shqipërisë.

Duke qenë se konflikti ka nisur rreth një orë më parë dhe vendngjarja është një institucion i sigurisë së lartë për vuajtjen e dënimit, edhe informacionet që dalin prej andej janë minimale. Megjithatë, ajo që dihet është se Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë.

Sokol Mjacaj po vuan dënimin me burgim të përjetshëm pas vrasjes së dy turistëve çekë në Shkodër. Që adoleshent ai ka qenë problematik pasi kur ishte ende i mitur së bashku me shokë të tjerë vranë një bashkëmoshatar për t’i marrë një varëse floriri. Pas burgosjes familja e braktisi dhe kur ai doli nga burgu, ata i mbyllën derën. Mjacaj më pas jetonte duke vjedhur derisa një ditë vrau dy turistët 27 dhe 36 vjeç, të cilëve deshi t’u grabiste makinën. Pas kësaj ngjarje ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ndonëse e apeloi vendimin duke kërkuar gjykim të shkurtuar, gjykata nuk pranoi kërkesën e tij.

Kush është Arben Lleshi?

Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.

Ekstradimi

Arben Lleshi u ekstradua nga Londra, në maj të vitit 2016, pasi ishte dënuar nga drejtësia angleze me  32 vite burg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *