Një 52-vjeçar në Fier ka humbur jetën ditën e somte.
Bëhet me dije nja njoftimi zyrtar i autortieteve se 52-vjeçari i identifikuar me inicialet F.J ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes nga ushqimi.
“Shkak dyshohet se është bërë mbytja gjatë ushqimit që po konsumonte. Trupi i pajetë i 52-vjeçarit F.J ndodhet në IML, për kryerjen e ekspertizës.”- njofton policia.
Ndërkohë që nga ana tjetë, po ditën e sotme në qytetin e Fierit një 49-vjeçar është aksidentuar nga një automjet dhe është nisur me urgjencë në spital.
“Po ashtu një qytetar po nga Fieri i cili po udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Sheq i vogël”, ku mbeti i plagosur 49-vjeçari K.I, i cili ndodhet në spital nga plagët e marra.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e 2 rasteve.”- shkruajnë autoritetet policore.