E rëndë në Korçë, nënë e bijë gjenden të vdekura në banesën e tyre

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesën e tyre.

Mësohet se viktimat janë Eleni dhe Ornela Vangjeli. Nga informacionet, bëhet me dije se nëna 75-vjeçare ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza 54-vjeçarja Ornela ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *