E rëndë në Greqi/ Bënë ekskursion në Janinë, 15-vjeçari abuzohet seksualisht nga shokët e klasës

Një gjimnazist nga Pelioni ka përjetuar tmerr, pasi është abuzuar seksualisht nga shokët e klasës  gjatë një ekskursioni 3-ditur në Janinë.

Babai i viktimës ka bërë denoncimin në komisariat sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që ka ndodhur.  Sipas asaj që ka denoncuar babai, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës së të premtes së kaluar (06.04.24), kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë ne ekskursion.

Siç ka denoncuar babai në polici, djali i tij 15-vjeçar, teksa flinte, është zgjuar nga dhe ka parë pranë dhe në shtrat autorin 15-vjeçar dhe një nxënës tjetër.

Nxënësit e tjerë të ndodhur në atë dhomë nuk kanë ndërhyrë, por kanë qeshur me aktet e shëmtuara ndaj viktimës.

Menjëherë u njoftua Prokurori i Shërbimit për të Mitur si dhe prindërit e autorëve të mitur, ndërsa tre 15-vjeçarët u arrestuan. Prindërit e autorëve të mitur nuk u arrestuan, ndërsa drejtoresha e shkollës së mesme u thirr për t’u marrë në pyetje.

Viktima do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *