Nënë e bijë në Korçë dyshohet se kishin vdekur që të dielën, vajza punonte si mësuese

Detaje të rënda janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur sot në Korçë, ku nënë e bijë, 74 dhe 54 vjeçe u gjetën të pajeta në banesën e tyre.

Sipas policisë, dyshimet janë që viktimat kanë ndërruar jetë prej ditës së diel, kur kanë humbur kontaktet me familjarët. Vajza dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak, ndërsa nëna e cila ishte e paralizuar, ka vdekur pas saj, në pamundësi për të lëvizur, dhe për shkak të mungesës së ilaçeve në banesë.

Vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq, teksa gruaja kishte dhe një djalë, i cili jetonte në Greqi. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka ngritur alarmin për nënën dhe motrën e tij, pasi nuk i hapnin telefonin. Ai ka ardhur nga Greqia dhe i ka gjetur të pajeta, pasi zjarrfikësit hapën derën e shtëpisë me forcë. Dera ishte e mbyllur me çelës nga brenda.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *