E rëndë në Kosovë, 4 vjeçarja rrihet për vdekje nga shokët, e ëma e la të luante…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjakovë, ku një vajzë 4-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës nga dy të mitur.

E mitura raportohet se u dërgua në QKUK me plagë të rënda nga dhuna, por fatkeqsisht nuk mundi të mbijetonte. 4-vjeçarja raportohet se është goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë. Ditë më parë, Arjana Hajra nga Gjakova, së bashku me të bijën kishin vendosur t’i bënin një vizitë vëllait të saj, dhe të bijën e kishte lënë jashtë për të luajtur me fëmijë, por më vonë e kishte gjetur të shtrirë në tokë.

Me gjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme. Ata pretendojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar disa herë ndihmë mjekësore për vajzën e tyre, por kanë marrë vetëm disa këshilla sipërfaqësore nga ekipi mjekësor, duke nënvlerësuar tragjikisht ashpërsinë e gjendjes së saj.

Sipas prindërve, vajza nuk ka marrë një ekzaminim të plotë mjekësor dhe trajtimi i duhur i saj është neglizhuar duke shkaktuar fatalitet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *