Përdori nipin për klikime në TikTok, si nisi sherri mes Natashës dhe ish-nuses

Sherri mes personazhes së njohur të Tik Tok-ut Natasha dhe ish-nuses së saj Eglantinës për nipin ka nisur rreth 7 vite më parë.

Në vitin 2017 Eglantina shkoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ku Eglantina rrëfeu historinë e saj dhe vështirësitë që kishte me ish-vjehrrën dhe bashkëshortin.

Në rrëfimin e saj të bërë asokohe, ish-vjehrra Natasha dhe ish-bashkëshorti nuk e lejonin atë që të takonte djalin e saj.

Pas kësaj, Eglantina pati edhe një tjetër dalje televizve ku u përball me ish-vjehrrën, e cila mohoi akuzat e nuses. E vërteta e Natasha Rombulës ishte krejt e ndryshme.

Sipas 67-vjeçares, nusja e saj nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin dhe se e kishte mendjen vetëm të lyhej e të dilte xhiro. Deklaratë kjo e cila është përgënjeshtruar nga Eglantina.

Por me sa duket sherret mes ish-nuses dhe vjehrrës kanë vazhduar edhe përgjatë viteve në vazhdim. Në fund të muajit dhjetor të 2023 Eglantina bëri një kallëzim në polici ku denoncoi se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Menjëherë pas denoncimit policia regjistroi rastin dhe shpalli në kërkim dy TikToker-at të cilët u arrestuan sot.

Dyshja nënë e bir njihen për videot dhe live-t (me fjalë banale) që bëjnë në Tik Tok. Në videot e publikuara në Tik Tok, Natasha ka ofenduar me fjalët më banalë ish-nusen e saj, duke thënë se ajo është prostitutë. Ndërsa në disa video ajo bashkë me të birin kanë nxjerrë edhe nipin 10-vjeçar për të fituar para në Tik Tok.

Nënë e bir akuzohen se kanë përdorur të miturin në rrjetin social Tik Tok për të marrë shikueshmëri, duke e mësuar atë të përdorë fjalë banale. Madje e moshuara, shfaqet herë pas herë duke u futur live me të birin 44 vjeçar, e ku nuk mungojnë ofendimet dhe gjuha denigruese ndaj ish-nuses.

Shiko videon këtu

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *