E rëndë në shkollën 9 vjeçare në Durrës, dy nxënës djalë dhe vajzë gjenden me kanabis

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” dy nxënës janë gjetur me lëndë narkotike e llojit kanabis në klasë.

Mësohet se djali, 12 vjeç, ka konsumuar një sasi të vogël droge para së të hynte në orën e mësimit.

Kjo ngjarje është konfirmuar edhe nga Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj për Euronews Albania, ndërkohë drejtoria e shkollës ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pranuar të japë detaje.

Identiteti i dy nxënësve nuk bëhet publik për shkak të moshës së tyre të mitur, mirëpo mësohet se ata janë dy nxënës djalë dhe vajzë, 12 vjeç.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *