E shoqëroi nga Athina në Kakavijë, fieraku tenton të sjellë në Shqipëri një vajzë 17 vjeçe

Një 33 vjeçar me banim në Fier është arrestuar nga Policia Kufitare në Kakavijë, pasi ka tentuar të sjellë në Shqipëri një vajzë 17 vjeçe, në mënyrë të parregullt. Ai është zbuluar dhe ka rënë në prangat e policisë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, kishin marrë informacione në rrugë operative dhe kanë pritur të riun nga Fieri që të vinte në Kakavijë, bashkë me vajzën që e shoqëronte që nga Athina.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Policisë Gjirokastër:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Front”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-M. G., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë, një shtetase 17-vjeçare, të cilin e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *