Shisnin drogë nëpër qytet, arrestohen dy të rinjtë në Korçë

 Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në zona të ndryshme të qytetit.

Bëhet me dije se janë arrestuar Ervis Guri dhe Redjon Veri. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 7”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. G., 28 vjeç dhe R. V., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Drithas, Maliq.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në kryqëzimin e unazës, Maliq, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin R. V. dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. G.

Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Dozat e kësaj lënde narkotike, automjeti, 3 celularë dhe një shumë parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *