Efektivja e aksidentuar që ecte me shoferin pa patentë: “Mos shpalosni fjalorin shpellar nëpër komente”

Anisa Kostani, efektivja e policisë e cila dy ditë më parë u përfshi në një aksident automobilistik ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që u shqetësuan për shëndetin e saj.

Në postimin e saj, Kostani nuk ka kursyer as ironitë për komentuesit, të cilët e kanë pyetur ““si është gjarpri”.

“Ju falenderoj tepër për çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit të shumtë

Ndërsa ju te tjerave qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurrë, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shëndet”, shkruan policja.

Anisa Kostan u aksidentua me makinë në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë, ndërsa ishte pasagjere në mjet. 27-vjeѯarja pësoi lëndime në trup dhe u transportua në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i mjetit River Durra, u ndalua nga policia, dhe rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *