Elbasan, adoleshenti me Benz përplas për vdekje burrin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se një i moshuar me emrin Bexhet Kurti që po ecte me biçikletë pranë fshatit Pajovë është përplasur nga një makinë që drejtohej nga nja 17-vjeçar me emrin Juljan Gjordumi. Fatkeqësisht përplasja ka qenë shumë e madhe se për pasojë qytetari ka humbur jetën. Ende nuk dihet se cila është shkaku i aksidentit, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e saj.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *