Elton Ilirjani tregon se si ia tha të atit që pëlqente meshkujt: Ai u trondit por më dha një këshillë

Elton Ilirjani ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, ku si rrallëherë ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Duke folur për prindërit e tij, biznesmeni i njohur tregoi se si e mori vesh babai në lidhje me preferencat e tij seksuale. Ilirjani u shpreh se i ka treguar vetë dhe ka qenë viti 1991.

Në atë kohë, Eltoni pëlqente një shok në klasë dhe vendosi që t’i tregonte babait, i cili në fillim u trondit pamasë. Sipas biznesmenit, i ati i ka dhënë një këshillë të vlefshme që i ka shërbyer dhe e ka bërë të jetë ai që është sot.

“Babai ka ndërruar jetë në 2010-n. Me të kam pasur një marrëdhënie sa të vështirë, edhe emocionuese edhe të bukur, por edhe shumë kërkuese nga ana e tij. Nëse mamaja më thoshte “shelegu” gjithë ditën, babai ishte ai i cili më përgatiste për një hap tjetër në jetë. Në ’91-shin shkova i thashë më pëlqen shoku i klasës, më pëlqejnë çunat. E pashë që u trondit, sado që ai ishte një burrë shumë i kontrolluar dhe më thotë me biseda të gjata disa ditore, më uli dhe me fliste e më thoshte: Nuk ka asnjë gjë të keqe, thjesht është më e vështirë. Ty të duhet të mësosh më shumë në shkollë dhe të bëhesh shumë i pasur që të blesh lirinë tënde sepse nuk do të të dojë asnjë tjetër, as nga motrat, as nga vëllezërit, as nga kushërinjtë, të duam ne dhe ty do të të keqpërdorin, do të të hedhin, do të të shajnë, do sëmuresh dhe do vdesësh. E vetmja mënyrë që ti të shpëtosh nga ky diskriminim, urrejtje, përjashtim, është që t’i të bëhesh i pasur dhe të blesh lirinë tënde. Kur kanë qenë diskutimet në moshën time të adoleshencës që ky është as mashkull, as femër, “ le të bëhet femër”, thoshin disa kodoshë të familjes sime. Kodoshllëku vjen nga injoranca. Babai më pyet, “ti do të jesh mashkull, apo do të jesh femër”? Unë i thashë dua të jem çun, e më tha “nëse do të jesh çun, duhet të mësosh se çunat si ti do blejnë lirinë”. Tani e kuptoj çfarë ka thënë, kur vdiq në arkivol i kam bërë një foto të syve dhe ishin sytë më të bukur dhe tronditës sepse ishin sy që më flisnin dhe kishin një buzëqeshje. Isha i fundit që e preka. Babai im ishte një burrë shumë i çuditshëm dhe i fortë, ka përtypur shumë për të pasur një fëmijë si unë në ato vite”, ka rrëfyer Elton Ilirjani. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *