23 vjeçari plagos me thikë vëllanë në Pogradec, njëri përfundon në spital e tjetri në polici

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, teksa vëllai ka plagosur vëllain në Pogradec.

Bëhet me dije nga burimet për media se  ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec brenda në banesë.

Siç mësohet ndër të tjera autori ka qenë vetëm 23 vjeç dhe quhet Sami Shuli, ndërsa i plagosuri është 25 vjeç.

Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *