Ema Andrea tregon momentin kur donte t’i jepte fund jetës: “Nuk jua fal atyre që ma kanë bërë këtë”

Aktorja Ema Andrea ka treguar se ka kaluar shumë momente të errëta në jetë dhe se në njërin prej tyre ka tntuar t’i bëjë keq vetes. E ftuar në ‘S’e luan topi’, Andrea rrëfeu se ka qenë vajza e saj, Sara, ajo që ia ka shpëtuar jetën. Andrea tha se e gjithë kjo rëndesë emocionale dhe psikologjike i ka ardhur si pasojë e “botës së egër” siç e quan ajo dhe vështirësive që ka hasur në karrierë.

“Ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i rëndë i vetes time kur unë mund të merrja vendime fatale për veten dhe kjo shfaqje më ka shpëtuar. Kjo shfaqje, ardhja e saj në dhomë dhe shkrimi. Mua më shpëtoi Sara (e bija), ardhja e saj në dhomë dhe të shkruarit. Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar të duket vetja e dështuar e pa zonja që po të shfrytëzojnë një botë e egër, për mua ishte një vetmi e tejskajshme e braktisur në të gjitha krahët. Nuk ia fal atyre që ma kanë bërë, asgjë nuk ndodh por nuk i fus dot në zemër ata njerëz dhe në hapësirën time atë njerëz që e kanë rritur atë frustrim dhe që e kanë shfrytëzuar veten time në ato momente të dobëta. Qoftë edhe për të blerë për të rritur thashethemnajë, mua më ka shpëtuar ime bijë ndërsa procesimin e gjatë për me e ridasht jetën e ka bërë suksesi i kësaj shfaqjeje në të gjithë botën, shkela në skena të rëndësishme dhe u vlerësova. Kjo më dha forcën që ti vlen. Jeta ime është e lidhur fort me çdo gjë që e kam bërë sepse nuk më është ofruar e kam ndërtuar,”- tha Ema Andrea.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *