Familja është në emigrim, merr flakë vila në Pogradec

Zjarri ka përfshirë katin e 3 të kësaj banese duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati. Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapen me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.

Nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpinë 3 katëshe. Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *