Në shtëpinë e familjes Sinani në Gramsh janë hapur dyert e mortit. Fqinji i viktimës Shaqir Sinani, në një prononcim për mediat është shprehur se nuk ishte në dijeni të ketë pasur ndonjë konflikt mes vëllezërve dhe se autori ka qenë i shëndetshëm mendërisht. Për fëmijët e Shaqirit, ai tha se do të vijnë nesër, pasi ndodhen jashtë Shqipërisë.
Pjesë nga prononcimi:
Pyetje: Sipas deklaratave të policisë Xhevit Sinani është gjendur në gjendje të rënduar psikologjike. Si e njihnit Xhevitin, familjen?
I njihnim si njerëz që shihnin punën e vet nuk ishte problematik, kjo që ndodhi ishte shokuese për të gjithë. S’kishte as probleme e konflikte mes njëri tjetrit, jemi tepër të tronditur.
Pyetje: A kanë pasur konflikte të mëparshme, zakonisht krime të tilla ndodhin për shkak të shkaqeve të pronës, motive të tjera të dobëta?
Nuk ka pasur asnjë debat mes tyre, se unë e kam dhe komshi Shqirin, s’ka pasur asgjë se si ndodhi as vetë nuk e di.
Pyetje: A kanë ardhur fëmijët?
Gocat i ka këtu ndërsa fëmijët vijnë nesër në mëngjes, tre çunat i ka në Greqi.
Pyetje: A kishte shfaqur Xheviti probleme të një rëndese psikologjike?
Këto kohë nuk kishte probleme të tilla.
Xhevit Sinani vrau këtë pasdite të vëllanë Shaqir Sinani dhe gruan e tij, Zegjine Sinani. Krimin e dyfishtë e kreu me dy sëpata të ndryshme. Fillimisht, i moshuari qëlloi gruan në banesë dhe më pas ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Ai është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje për të zbardhur motivet e krimit.
Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.
Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.