“Nuk jam një grua e hekurt”, Helena Kadare: Kam jetuar nën hijen e Ismailit

Bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena Kadare ka përshkruar veten e saj, duke nënvizuar se nuk është aspak hijerëndë.

Ajo u shpreh se nuk është një grua e hekurt, por një grua e natyrshme. Më tej Helena tha se ndër vite ka jetuar në hijen e bashkëshortit të saj, Ismail Kadresë, dhe se për shkak të tij duhet të kishte një sjellje jo të natyrshme me njerëzit.

“Të gjithë ju ndodh kur bëra njohje të reja që ‘iu mendova ndryshe’. Më duket se është hija e Ismailit që ma jep këtë. Herë më ka pëlqyer herë jo, që unë të isha në hijen e Kadaresë. Duhet të kisha një sjellje të jo natyrshme me njerëzit për shkak të atij.

Gjërat janë sheshuar dhe tani dhe nuk ka asnjë problem. Nuk jam një grua e hekurt, nuk e di pse më quajnë ashtu. Nuk jam as hijerëndë. Unë jam një grua e natyrshme”, u shpreh ajo për “Euronews”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *