Flet ish partnerja e Dan Hutrës: “Më kishte treguar për borxhin që i kishte dhënë ish të dashurës”

Ish-partnerja e vrasësit serial, Dan Hutrës, Elena Hysa ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë si dhe raportin që ata kanë pasur.

Ajo tha se fillimisht Dan Hutra qëlloi atë me thikë në faqe, ndërkohë tregoi se ishte në dijeni për borxhin që bashkëjetuesi i saj, Dan Hutra, i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij.

Elena e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrën.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars të këtij viti Dan Hudra, i liruar nga burgu për “Dhunë në familje”, kishte shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij dhe ka hapur zjarr me kallashnikov. Nga të shtënat, u plagosën dy gra, Elena Hysa dhe e ëma ndërkohë ndërruan jetë edhe dy të tjera, e motra dhe e kunata.

Pjesë nga intervista:

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Gazetarja: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Gazetarja: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Elena Hysa: Jo

Gazetarja: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Gazetarja: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumë shpejt.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *