Video/ “Nënë më shpëto” 33 vjeçari shqiptar dhunohet barbarisht nga policia greke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i burgosur shqiptar është dhunuar barbarisht nga 4 efektivë policie.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur 33-vjeçari shqiptar, i dënuar për drogë, po transferohej nga burgu i Selanikut në Athinë.

“Mega” ka publikuar foto që dëshmojnë dhunën barbare ndaj tij, ndërsa mes lotësh ka folur motra e tij.

Ajo tha se vëllain e kanë dhunuar brenda në makinë teksa transferohej, por dhe në momentin që e kanë zbritur, para syve të prindërve të tij.

“O ma më shpëto se po më vrasin”, këto ishin fjalët e tij thotë e motra.

Po ashtu sipas mediave greke, thuhet se babi i shqiptarit ka deklaruar se një efektiv policie i ka thënë se “djalin do ta marrësh në arkivol”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *