I biri u rrah nga serbët, babai: Ishin duke ikur në Gjermani me shokët për të punuar, janë dërmuar nga koka

Met Dervishi, babai i Azem Dervishit  një prej tre shqiptarëve të dhunuar barbarisht në Mal të Zi ka treguar për mediat sesi e mori vesh lajmin.

Gjatë një prononcimi për TCH, ai tha se ende nuk di pse djali i i tij është sulmuar.

U bashkua me shokët e punës. Makina ka qenë me të gjitha, targa gjermane, me dokumentacione, me siguracione. Djali punonte në Gjermani prej dy vitesh. U nisën, kontaktuam në orën 2 pa 20, tha tani po dalim jemi në rrugë. Sa kaluan 7-8 kilometra, në qendër banimi tha erdhën u sulën menjëherë. Sulmuan edhe të tjerë thanë, ishte këmba 48, ia fuste e bënte gropë.

Asgjë nuk kanë komunikuar me gojë. I kishin marrë byzylykun nga dora. I kanë sulmuar  nga sytë, këtë e kanë dërrmuar në kokë. Djali mori në telefon jam aksidentuar, kështu na kanë dalë me rroba ushtarake. Ata Malit të Zi thonë janë serbë”-tregon babai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Herceg Novi rreth orës 14 të së shtunës (6 janar).

Sipas të dhënave 3 shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas janë sulmuar nga grupi i personave që goditën fillimisht automjetin dhe më pas sulmuan fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.

Tre të rinjtë janë paraqitur në policinë lokale për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjorë, ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar ‘rrahje’.

Policia në Malin e Zi bën me dije se janë identifikuar tre persona të dyshuar se kanë sulmuar shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës dhe thotë se shkak për sherrin është bërë një konflikt që kanë pasur gjatë kohës që kanë qenë në trafik.

“Në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur”, shkruajnë mediet malazeze.

“Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një situate në komunikim në trafik”. Megjithatë ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *