Fluks pacientësh të infektuar me Covid në spitalin e Lushnjes, mjeku Sokol Papa: Të prekur janë nga të gjitha grupmoshat

Në spitalin e Lushnjes, gjatë ditëve të fundit është vënë re një fluks në rritje sa i takon pacientëve të infektuar me koronavirus.

Mjeku pneumolog Sokol Papa, ka deklaruar se në spitalin e Lushnjes ditët e fundit është vënë re një prezencë e shtuar e personave, të cilët kanë patur shqetësime dhe pas egzaminimeve, kanë rezultuar të prekur nga Covid-19.

Gjendja e tyre është e lehtë. Sipas mjekut, simptomat që shfaqin pacientët janë më të lehta, por të prekur janë të gjitha grupmoshat.

“Ka patur një rritje të rasteve me Covid-19, kjo duket edhe nga telefonatat që kemi marrë. Por fatmirësisht gjendja e pacientëve me Covid-19 është një gjendje e lehtë, me simptoma të katit të sipërm respirator, me bllokim hundësh, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, temperaturë me frisone, me dhimbje muskulare dhe herë pas here me ndonjë presion sporadik diarreje”, tha ndër të tjera Papa për “Top Channel”.

“Të prekur ka nga të gjithë grupmoshat, por fokusi duhet të jetë tek pacientët e rrezikuar më tepër. Në qoftë se shifet që simptomat e tyre nuk po qetësohen, ose po agravojnë, duhet të paraqitet për konsultë për të bërë një ekzaminim objektiv ose edhe ndonjë analizë në qoftë se shihet e nevojshme”, u shpreh mjeku.

Mjeku apelon për kujdes tek të sëmurët kronikë siç janë ata me azëm, me probleme kardiake dhe ata me imunitet të dobët.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *