Foto/ Kjo është vajza që vdiq pas 5 ditësh në koma, u përplas nga shoferi i dehur në Prrenjas

Vajza që shihni në fotot e mëposhtme është 24-vjeçarja Eneida Pishkashi, nga Rrajca, e cila nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetën ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë. E reja ka ndërruar jetë pas 5 ditësh në gjendje kome.

Ajo mbeti e plagosur në aksidentin e rëndë të regjistruar disa ditë më parë në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.

Familja Pishkashi me 6 anëtarë kishte ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar” mbi kokat e tyre. Për pasojë 24-vjeçarja është zënë poshtë nga makina dhe mori dëmtime në kokë e organet jetësore.

Dy motrat e saj të mitura morën gjithashtu lëndime në trup dhe mbetën të plagosura. Vajza tjetër e familjes 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6-vjeçare. Lëndime kanë marrë gjithashtu edhe babai i tyre Artan Pishkashi e gjyshja që ndodhej bashkë me ta.

Automjeti që përplasi familjen drejtohej nga një 44-vjeçar nga Peshkopia i identifikuar si Jetmir Daci. Në testin e bërë rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga Policia, por u lirua nga gjykata, ndërsa pas 5 ditësh, u vendos sërish ndalimi i tij.

Babai i viktimës, Artan Pishkashi, emigrant në Greqi, ishte kthyer në Shqipëri për një arsye familjare teksa është përballur me këtë aksident të rëndë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *