FOTO/ Ky është elektriçisti që ra nga shtylla dhe vdiq në Bulqizë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është elektriçisti, i cili humbi jetën në krye të detyrës mesditën e sotme në Bulqizë. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Ylli Boba.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Kovashicë të njësisë Administrative Shupenzë. Teksa ka qenë duke punuar, mësohet se elektricisti ka rënë nga shtylla elektrike dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Fatkeqësisht, ai nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe për pasojë ka humbur  jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *