Renato Muhaj i preu fytin ish-bashkëshortes, vajza 8 vjeçare pa gjithë skenën

Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e rëndë në Largo të Floridas, në SHBA, ku shqiptari Renato Muhaj, vrau ish-partneren e tij 32-vjeçare Suela Saliaj, po shqiptare dhe më pas rrëmbeu vajzën e tij 8-vjeçe.

Sipas mediave amerikane, 32-vjeçarja u gjet e vdekur në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit, e mbuluar në gjak. E reja u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 34-vjeçari Renato Muhaj, në apartamentin e saj Belleair Place në Clearwater, Florida.

Sipas mediave vendase, Muhaj i ka prerë fytin viktimës në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Në dëshminë e saj vajza 8-vjeçare tha se e dinte se nëna e saj kishte vdekur dhe e kishte pyetur të atin “pse e bëri këtë”?

Pas ngjarjes së rëndë, një anëtar i komunitetit ka hapur një llogari në GoFundMe në emër të familjarëve, për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të funeralit dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçare të Suela Saliajt.

“Të dashur miq dhe familjarë, ne jemi bashkë në një kohë pikëllimi për të kërkuar mbështetjen tuaj për shpenzimet e varrimit dhe kujdesin e Alessia-s në kujtim të Suelës sonë të dashur. Bujaria juaj gjatë kësaj kohe të vështirë do të na ndihmojë të nderojmë kujtimin e saj dhe të sigurojmë fëmijën e saj të çmuar”, shkroi një prej familjarëve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *