Foto/ Pogradec, 55-vjeçari arrestohet për ngacmim seksual. Ngjarja e përsëritur

Një 25-vjeçare, punonjëse në një subjekt privat, është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit ditën e djeshme. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën, pasi ajo ka marrë veten.

Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat. E gjithë ngjarja ka ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar panele diellorë në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25-vjeçares, policia ka vënë në pranga 55-vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim panelesh diellorë.

Tashmë, pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë, sërish me të njëtën akuzë, atë të ngacmimit seksual.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *