Gazetarin shqiptar në Athinë e përplasin me makinë, i dëmtojnë keq të dyja këmbët

Gazetari i njohur investigativ, Shpëtim Zinxhiria në Greqi disa ditë më parë është aksidentuar nga persona ende të pa identifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë afër kthesës së Kalitheas në Athinë, ku disa persona kanë përplasur gazetarin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ky lajm është bërë me dije nga kolegët e Zinxhirias të cilët i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë ndonjë informacion lidhur me këtë ngjarje t’i lajmërojnë për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Përmes një postimi në “Facebook”, kolegët e gazetarit i cili aktualisht punon pranë televizionit TV Tribuna bëjnë me dije se ai pas aksidentit i është nënshtruar një operacioni të vështirë në të dyja këmbët. Ndër të tjera ata theksojnë se të gjithë ata qytetarë të cilët mund të kenë informacione të cilat do të bëjnë të mundur kapjen e autorëve të kontaktojnë televizionin ose vetë gazetarin.

“Ju lutemi kontaktoni me Ne ose direkt me gazetarin tone te perkushtuar ne mbrojtje te Shqiptarve z. Zinxhiria tek numri itij i telefonit 00306993814485”, thuhet në postim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *