Gazetarja: Provova drogën “tullumbace”, 250 lekë kushtonte

Në ditët e fundit po flitet shumë për konsumimin e drogës “tullumbace” në lokalet e natës, kryesisht në Tiranë. Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe.

Janë mosha shumë të vogla ato që e konsumojnë këtë lloj droge, që në fillimet e adoleshencës. Gazetarja Aida Topalli tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e ka provuar drogën tullumbace, që e kishte gjetur për 250 lekë të reja.

“On line mund të gjenden bombola azoti që shiten në Instagram, mund ta sjellin edhe me postë. E kam provuar shumë pak gjatë kohës që bashkëpunonim me të rinjtë për temën dhe nuk ma ka dhënë efektin se ishte psikologjike se nuk e kam pirë të gjithë tullumbacin, pastaj kam pasur dhimbje të tmerrshme koke, pas gjysmë ore. E konsumova për kuriozitet, për të parë çfarë përfitojnë adoleshentët nga kjo gjë”, tha gazetarja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *