Pas dy ditësh në kërkim 31 vjeçari që i mori jetën gruas së tij i ka dhënë fund jetës.
Sokol Halili i mori jetën dy ditë më parë ish bashkëshortes së tij HamideMagashi, 35 vjeç, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tyre.
Policia ka zbuluar vendndodhjen e tij dhe ka provuar të negociojë por Halilaj nuk ka pranuar.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi para maternitetit të Prishtinës ku gruaja kishte vajtur të lindte. Më herët ajo e kishte denoncuar disa herë dhe në kallëzimin e bërë publik së fundmi, e reja tregonte se si 31 vjeçari e kërcënonte e madje i thoshte se do të kryente marrëdhënie me motrën e saj, kur ajo të ishte e pranishme në dhomë.
E ndjera madje i kishte ofruar para ish bashkëshortit duke i kërkuar që ai vetëm ta linte të qetë. Ajo ka rrëfyer se gjithë rrogën ja jepte atij dhe se sa herë që shkonte tek prindërit e saj, shoqërohej gjithmonë nga vjehrra ose ai vetë.