Greqi, 25 vjeçari shqiptar i merr jetën të dashurës se ishte xheloz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një 25 vjeçar shqiptar i ka marrë jetën të dashurës 19 vjeçare, edhe ajo shqiptare.
Qamil Taja, i cili punonte në një lokal sipas mediave greke ishte xheloz për partneren Kristjana Brakaj që punonte në një lokal nate.

Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pasi e ka qëlluar disa herë me pistol etë ai ka telefonuar policinë dhe ka treguar çfarë kishte bërë.
Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.
Thuhet se i riu kishte xhelozi patologjike pasi kjo nuk ishte hera e parë që ai bëhej agresiv prej xhelozisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *