Po shtirej si vajzë në facebook, shqiptari merr 17 mijë euro nga italiani që donte lidhje

Një 41 vjeçar shqiptar është shtirur si vajzë 18 vjeçare dhe i ka marrë një shtetasi italian mijëra euro.
Ervin Sopi në bashkëpunim me dy persona të tjerë krijoi një lidhje virtuale me një italian nga Foggia.
Lidhja shkoi deri aty sa “vajza” i kërkoi 13 mijë euro dhe italiani ia dërgoi.

Sigurisht që paratë shkuan në llogarinë e 41 vjeçarit shqiptar i cili nuk u mjaftua me kaq.
Kur e pa që lidhja romantike nuk po fillonte, italiani vendosi që t’i jepte fund komunikimit por kjo gjë nuk i pëlqeu Sopit. Në momentin që ai i tha se do të ndërpriste marrëdhëniet filluan kërcënimet dhe italiani u detyrua t’i dërgonte edhe 4 mijë euro të tjera.

Pas denoncimit të tij, rasti u ndoq nga policia, e cila më pas ka arrestuar në Milano 41-vjeçarin Ervin Sopi.Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tjerë u arrestuan në flagrancë, një nigerian 48-vjeçar (i cili u i dha fund jetes dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia. Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të marrë paratë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *