Gruaja e tij u verbua 7 vite pas martese, këngëtari shqiptar rrëfen sfidën e tyre

Këngëtari Gjon Karrica, i njohur ndryshe si Lugati, brenda shtëpisë së Big Brother Kosova ka sjellë historinë e trishtë.

Ai ka treguar se bashkëshortja e tij ka humbur shikimin rreth 7 vite pas martesës. Shkak ka qenë një sëmundje që i ka rrëmbyer 90% shikimin e duket se e kanë të trashëguar.

Fatkeqësia që i ka ndodhur nuk ka ndikuar aspak te dashuria e tyre pasi ashtu si dhe vetë këngëtari e thotë vijon ta dojë akoma dhe më shumë.

“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, ka rrëfyer mes të tjerash Gjoni. Ata janë prindër edhe të një djali 6 vjeç.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *