Habit doktoresha e VIP-ave: “Unë nuk jam martuar me letra, jua sugjeroj të gjitha vajzave të mos celebrohen”

Ajo është padyshim doktoresha më e preferuar e Vip-ave shqiptarë dhe jo vetëm. Dr. Senera Hoxha mjeke kirurge plastike ishte e ftuar speciale në D-Night në një intervistë ekskluzive si kurrë më parë në televizion.

Ajo foli për karrierën e saj shumë të suksesshme e ndër të tjera u ndal edhe tek bashkëjetesa që ka me doktorin e mirënjohur Artan Konin.

Për të martesa nuk është një detyrim ligjor që mban gjallë një çift, por është dashuria ajo që i jep kuptim secilit prej nesh.

Dajana Shabani: Si është puna që me Dr. Artan Konin nuk je martuar ende? Po bashkëjetoni, por nuk jeni të celebruar, kush nga ju nuk do?

Dr. Senera Hoxha: Unë…nuk dua të martohem. Është një angari e madhe letrash, dokumentesh dhe ndarje pasurie.

Dajana Shabani: Po ku ke qenë ti kur u martova unë? {Qesh} Të më jepje një këshillë!

Dr. Senera Hoxha: Ua sugjeroj të gjitha vajzave që janë në një marrëdhënie dashurie të vërtetë nuk kanë nevojë sepse nuk të mbajnë letrat. Në fund fare dy njerëz rrinë se duhen dhe nuk të mban as celebrimi, as mbiemri i burrit, madje kohët e fundit lexova që edhe mbiemrin ti nuk duhet ta marrësh tek burri sepse praktikisht ti nuk ke lidhje gjaku me atë njeri; nuk je as vajza e tij dhe nuk je as nëna e tij, kështu që nuk ka pse ti të kesh të njëjtin mbiemër me bashkëshortin!

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *