Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për 29-vjeçarin Kledi Tirollari nga fshati Vërdovë i Pogradecit, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht prej 2 vitesh me një 12 vjeçare (vajzën e njerkës).
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, kërkesë që u pranua nga gjykata. Por avokati i 29 vjeçarit Denis Mekolli pas përfundimit të seancës pohoi se Tirollari nuk e ka pranuar autorësine e vepres penale.
29-vjeçari ka thënë para trupës gjykuese se e mitura ka jetuar në shtëpinë e tij, bashke me nënën qe ishte në lidhje martesore me babain e tij. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe babai i 29-vjeçarit, Istref Tirollari.
Ai pretendon se akuza e ngritur ndaj djalit të tij nuk është e vërtetë. Istref Tirollari thotë se ka bashkëjetuar me nënën e vajzës dhe pas një konflikti mes tyre ajo ka akuzuar të birin.
Sipas babait të 29 vjeçarit asgjë nuk është e vërtetë. sipas tij vajza qëndronte me të ëmën dhe djali kishte dhomën e tij më vete.
“Nuk është e vërtetë që djali im të ketë pasur lidhje me vajzën e bashkëjetueses pasi djali jetonte në Greqi. E akuzoi për arsye se u zu me mua. U konfliktua me mua dhe akuzoi djalin. Djali kishte shtëpi më vete. Ne kishim një dhomë veç. Bashkëjetuesja u zu me mua dhe tha do ju fus të gjithëve në burg”, ka thënë babai i 29-vjeçarit për mediat.