I biri u dhunua barbarisht nga gardianët grekë, nëna: Më thanë do e marrësh në varr

Në emisionin e sotëm “Shqipëria Live” në Top Channel u rikthye çështja e Saimir Zefit, i cili kohë më parë denoncoi 4 efektivë grekë në burgun famëkeq se e kishin dhunuar barbarisht.

Edhe pas disa muajsh çështja e Zefit vijon të jetë e hapur, madje dhe i riu shqiptar është paditur për shpifje nga ana e vetë oficerëve.

Duke folur nga studio e Shqipëria Live, nëna e Saimirt, Angje Prela tregoi vështirësinë që po kalon prej situatës në të cilët ndodhet djali i saj.

“Nuk e kaloj dot, ka qenë vështirësi shumë e madhe. Djalin tim e kanë dhunuar para syve të mi. Polici grek më tha që do e marrësh në varr, ma tha drejtëpërdrejtë. Në darkë më thanë, hajde shife djalin nesër në mëngjes. Unë u nisa shkova, pastaj më thanë nuk e takon dot në 11 hajde pas 1 ore. Pse i thashë për cfarë arsye. Pas 1 ore shkova, u futa dhe i thashë djalit pse bën llafe. Ai më tha ti nuk i di torturat e mia, nuk e di se mu apo më mbysin këtu. Polici më tha ka mundësi që ta cojnë në Selanik. Polici më tha do i marrësh dhe disa rroba djalit, dhe kur nisem t ëiki në shtëpi, hapa rrobat e tij dhe carcafët e tij komplet gjak,” tregoi ajo.

Po ashtu vetë Saimiri foli në një lidhje telefonike duke u shprehur se ende nuk e ka marrë veten nga dhuna dhe se pak më herët kishte pësuar edhe me hemoragji.

“Jam më mirë po kam pësuar më herët një hemoragji në kokë nga goditjet e policëve. Tani jam me ilaçe. Që më ndihmojnë kundër mpiksjes së gjakut. Kam akoma probleme në tokë. Kur ulem e çohem jam akoma i trullosur. Ata më kanë denoncuar se gënjej. Ndërkohë që janë kamerat e burgut e fotografisë e të gjitha, se kamerat nuk gënjejnë,“ tregon Saimiri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *