U nda nga vëllai i Arbër Hajdarit, Beniada me lot në sy: I uroj më të mirën

Blerti Hajdari është përfolur për një kohë të gjatë për një lidhje me Beniadën, ish banoren e Big Brother, mjaft e dashur për publikun shqiptar. Ish lojtari i Tiranës nuk e konfirmoi asnjëherë se ishte në një marrëdhënie me të.

Megjithatë së fundmi, Beniada ka treguar se nuk janë më bashkë. E ftuar në “Wake Up” në Top-Channel, bukuroshja me lot në sy u shpreh:

“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën.

Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur”, tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *